Themelohet këshilli organizativ për çështjen e ndarjes së kufijve dhe pronësisë me Podgoricën

0

Tuz – Kuvendi i Komunës së Tuzit në kuadër të kryeqytetit ka mbajtur seancën e IX të veçantë, gjatë së cilës, këshilltarët e kuvendit kanë debatuar për një sërë çështjes të rëndësishme për të filluar ndërtimin e një administrate e re.
Në këtë seancë u debatua për Propozim- vendimin për themelimin e këshillit organizativ për krijimin e kushteve për fillimin e punës së Komunës së sapothemeluar të Tuzit, të cilin e përbëjnë 7 persona, 3 përfaqësues nga kryeqyteti Podgoricë, 3 përfaqësues nga Komuna e Tuzit dhe 1 përfaqësues nga Qeveria e Malit të Zi, përkatësisht nga Drejtoria për Vetëqeverisje Lokale.
Për këtë çështje kanë diskutuar me tone të buta si pozita ashtu edhe opozita, duke qenë se te dyja palët kanë vlerësuar se bëhet fjalë për një çështje tejet të rëndësishme për të ardhmen e qytetarëve të kësaj treve, për ndarjen e kufijve (të pronave dhe të pasurive të tjera), duke u zotuar se të gjithë do të veprojnë në mënyrën më të mirë të mundshme dhe në interes të qytetarëve për të krijuar një strukturë të mirëfilltë të funksionimit të një Komune të re. Në fillim të seancës ka përshëndetur kryetari i Komunës, Z. Abedin Axhoviq, i cili duke uruar qytetarët për arritjen e statusit të plotë të Komunës, ka thënë se shpreson që qytetarët e Malësisë do të kenë një të ardhme më të mirë, me më shumë prosperitet. Ai njëkohësisht ftoi edhe diasporën që të investojë në vendlindje. t.u.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “834” të revistës Koha Javore

Share.

Leave A Reply