U krijua këshilli shqiptar i paqes në Plavë e Guci

0

Guci – Këshilli Shqiptar i Paqes i Federatës për Paqe Universale, organizoi konferencën njëditore e cila më 28 tetor të këtij viti u mbajt në restorantin e Hotel “Rosi” në Guci, në të cilën përveç panelistëve referues – mysafirë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Lugina e Preshevës dhe Mali i Zi (Ulqini), ishte i pranishëm edhe një numër i konsiderueshëm pjesëmarrësish nikoqir shqiptarë si dhe kryetarja e Komunës së Gucisë Anella Çekiq me bashkëpunëtorët e vet të ngushtë. Qëllimi esencial i mbajtjes së Konferencës ishte krijimi i Këshillit shqiptar të paqes në Plavë dhe Guci.
Puna disa orëshe e Konferencës e zhvilluar në orët e pasdrekës, u koordinua në tri pjesë: I. Në prezantimin e Federatës për Paqe Universale, të parimeve dhe aktiviteteve të saj, II. Referencat e panelistëve në temën “Të jetosh për hir të të tjerëve” dhe III. Në emërimin e Ambasadorëve të Paqes dhe krijimin e Këshillit të Paqes në Plavë e Guci.
Veprimtari për çështje kombëtare dhe aktivisti i shquar dhe i mirënjohur nga Vuthajt, prof. Binak Ulaj, si nikoqir përshëndeti të gjithë të pranishmit, mysafirë të nderuar dhe të respektuar nga trevat shqiptare u uroi mirëseardhje dhe konferencën e shpalli të hapur.  Sh. Hasangjekaj

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “738” të revistës Koha Javore

Share.

Leave A Reply