Vazhdim i rrugëtimit

0

Ndoshta si manifestim jubilar do të duhej të kishte hapësirë edhe për ndonjë aktivitet kulturor e sportiv më të gjerë, por pamundësia financiare dhe mungesa e fondeve si dhe rrethanat tjera bënë që manifestimi të zgjasë vetëm një mbrëmje

Edicioni i 25-të i manifestimit “Në fillim të verës” 2017 – Ditët e kulturës dhe të sportit në Krajë, u mbajt të martën, më 25 korrik 2017, në Ostros
Për ndryshim nga një vit më parë, manifestimi u organizua në Ostros, në oborrin e motelit “Rumia”. Edhe kësaj radhe si edhe vitin që shkoi, manifestimi zgjati vetëm një ditë. Më parë festa e Krajës zgjaste disa ditë dhe kishte karakterin e një jave kulturore e sportive.
Qindra manifestues në mbrëmjen e 25 korrikut ia mësynë Krajës, këtë mbrëmje të bukur. Përveç nga Kraja, kishte manifestues të shumtë nga Ulqini, Tivari, Shkodra, Ana e Malit, si dhe shumë qytetarë nga Kosova e trevat e tjera shqiptare që pushimet verore i kalojnë në bregdetin e Ulqinit e Tivarit etj. Pjesëmarrja e një numri të madh mërgimtarësh jo vetëm nga Kraja, por edhe nga trevat e tjera e bënë manifestimin e Krajës edhe më madhështor.
Nderuan me pjesëmarrjen e tyre ambasadori i Republikës së Shqipërisë, z. Ernald Filo, dhe ambasadori i Republikës së Kosovës, z. Skender Dyrmishi, si dhe personalitete të jetës shoqërore, ekonomike e politike të vendit. Ali Gjeçbritaj

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “775” të revistës Koha Javore

Share.

Leave A Reply