Vendbanimi me rrënjë shqiptare

0

Fshati Arbanija për të parën herë përmendet nga Pavao Andreis, në shekullin XVII. Ndërkaq, ky fshat në dokumentet e kadastrit austriak të vitit 1830 si dhe në hartën arkeologjike të Solinit, të vitit 1894, përmendet si Albanija, që pa dyshim e vërteton tezën se emri i këtij fshati, në cilëndo formë qoftë, rrjedh nga banorët e parë të saj – shqiptarët

Hajrullah Hajdari

Rënia e trojeve shqiptare nën sundimin e Turqisë (shekulli XV) nxiti shpërnguljen e shqiptarëve në viset e ndryshme të bregdetit të Adriatikut verior apo perëndimor e veçanërisht të theksuara janë emigrimet e shqiptarëve drejt Republikës së Venedikut, vend i cili në atë kohë po përjetonte një zhvillim të shpejtë ekonomik. Para vitit 1450, shpërnguljet drejt këtij destinacioni, nga territoret e Shqipërisë veneciane apo siç njihet në dokumentet e kohës, Albania Veneta, e cila përfshinte territoret që nga Durrësi deri në Kotorr, janë të rralla. Ndërkaq, nga mesi i shekullit XV fillon shpërngulja më intensive dhe kulmin e shënon periudha e viteve 1476-1526, edhe pse emigrimet vazhdojnë edhe sot e kësaj dite, duke u shndërruar kështu në sëmundje të pashëruar dhe shkaktare kryesore të boshatisjes së trojeve shqiptare.
Nga shpërnguljet e përmendura në brigjet e Adriatikut verior apo perëndimor kanë kaluar afër 600 vjet, ndërkaq historiografia shqiptare nuk është marrë hollësisht me këtë çështje dhe kjo periudhë historike ka mbetur pothuajse e pazbardhur sa duhet.
Duke vizituar Trogirin, qytet nën mbrojtjen e UNESCO-s, e duke kaluar në ishullin Çiovo (edhe vetë qyteti i Trogirit është ishull), rastësisht u ballafaqova me një tabelë e cila emërtonte lokalitetin nëpër të cilin po udhëtoja. Shkruante “Arbanija”.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “834” të revistës Koha Javore

Share.

Leave A Reply