Votuesit ia hedhin “topin” liderëve të partive shqiptare

0

Sipas Komisionit Zgjedhor Komunal, numrin më të madh të votave 2919 e ka fituar Partia Demokratike e Socialistëve, e ndjekur nga Forca e Re Demokratike me 2859 vota, të cilët do të kenë nga nëntë këshilltarë. Koalicioni “Zgjohu Ulqin” (Partia Demokratike, LD në MZ dhe Lëvizja Qytetare “Perspektiva”) ka fituar 2383 vota apo shtatë këshilltarë, UDSH 1159 vota – tre këshilltarë, Socialdemokratët e Malit të Zi 1001 vota – tre këshilltarë dhe Lëvizja Qytetare URA 686 vota ose dy këshilltarë

Ulqin – Zgjedhjet lokale të mbajtura të dielën në Ulqin nuk kanë sjellë ndonjë ndryshim në skenën politike të kësaj komune, pasi që partitë kryesore politike kanë ruajtur në përgjithësi numrin e njëjtë të mandateve të këshilltarëve që kanë pasur në përbërjen e kaluar të Kuvendit të Komunës së Ulqinit.
Sipas Komisionit Zgjedhor Komunal, numrin më të madh të votave 2919 e ka fituar Partia Demokratike e Socialistëve, e ndjekur nga Forca e Re Demokratike me 2859 vota, të cilët do të kenë nga nëntë këshilltarë. Koalicioni “Zgjohu Ulqin” (Partia Demokratike, LD në MZ dhe Lëvizja Qytetare “Perspektiva”) ka fituar 2383 vota apo shtatë këshilltarë, UDSH 1159 vota – tre këshilltarë, Socialdemokratët e Malit të Zi 1001 vota – tre këshilltarë dhe Lëvizja Qytetare URA 686 vota ose dy këshilltarë. Ndërkaq katër listat tjera zgjedhore – Partia Boshnjake, Demokratët, koalicioni Fronti Demokratik – Partia Popullore Socialiste dhe Partia Socialdemokrate nuk kanë arritur ta kalojnë pragun zgjedhor dhe të fitojnë numrin e nevojshëm të votave për të fituar këshilltarin.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “801” të revistës Koha Javore

Share.

Leave A Reply