Zhvillimi i turizmit dimëror dhe veror

0

Pozita gjeografike e Ishtedimit dhe Hajlës janë resurse të mëdha turistike, ku vetë bjeshka e Ishtedimit është një potencial i zhvillimit të shumë degëve turistike siç janë : alpinizmi, sporti dimëror si dhe turizmi shëndetësor.
Në një ndër bjeshkët më të bukua të veriut të Mali të Zi ,po ndërtohet shtëpia e bjeshkatarëve me të gjitha kapacitetet që kërkojnë normat moderne të zhvillimit të turizmit dimëror dhe atij veror.
Pozita gjeografike e Ishtedimit dhe Hajlës janë resurse të mëdha turistike, ku vet bjeshka e Ishtedimit është një potencial i zhvillimit të shumë degëve turistike siç janë : alpinizmi, sporti dimëror si dhe turizmi shëndetësor.
Sipas kryetarit të Klubit të Bjeshkatarëve ‘’Ahmica’’ z .Ervin Kallaç , mësojmë se kjo ndërtesë do të ketë tri kate me sipërfaqe prej 550 metra katrorë, punimet e të cilës pritet së kryhen vitin e ardhshëm.
Duhet theksuar se kjo bjeshkë me një territor shumë të gjerë është e rrethuar me malet Rusulinë, Zhlepin, Amnicën, Hajlën dhe me Bjeshkët e Nemuna të Kosovës.
Në kohët jo fort të largëta kjo bjeshkë ishte vend i mbajtjes dhe mbarështimit të shumë bagëtive, të cilat kullota i shfrytëzonin pjesa e banorëve të disa fshatrave nga Kosova , kryesisht nga Rrafshi i Dukagjinit.
Ata pas përfundimit të luftës së fundit në Kosovë përsëri po tentojnë të dalin për t’i shfrytëzuar këto kullota me bagëtitë e veta ,por jo me kapacitet që kishte dikur, sepse kanë probleme të theksuara.
Ata lejohen që t’i shfrytëzojnë kullotat me bagëtitë e tyre, por nuk lejohen që të ndërtojnë ‘’Tëbanët ‘’për banim . Barinjtë dhe të tjerët të cilët me shekuj kanë shfrytëzuar këto bukuri natyrore po dënohen me gjobë nga ana e rojës së pyjeve , se gjoja po uzurpojnë tokën pa leje paraprake për shfrytëzim, edhe pse paraprakisht marrin leje nga Ministritë përkatëse të dy shteteve si nga Kosova po ashtu edhe nga Mali i ZI.

H. Lajçi

Share.

Leave A Reply