Zonë e izoluar si pasojë mungesës së lëvizjes së lirë

0

Hapja e pikës kufitare në rajonin e Krajës do ti rikthente lidhjet tradicionale me Shkodrën dhe do të krijonte mundësi  të reja zhvillimore si në fushën e ekonomisë ashtu edhe në atë të turizmit

Rajoni i Krajës sot cilësohet si rajoni më i izoluar i shqiptarëve në Malin e Zi. Edhe pse gjendet buzë Liqenit të Shkodrës dhe në kufi me Shqipërinë, kjo zonë nuk ka infrastrukturë të përshtatshme për lëvizjen e lirë të banorëve dhe mallrave. Ndër kërkesat më jetike si nga zyrtarët vendor ashtu edhe nga forcat politike shqiptare që veprojnë në Krajë është hapja e pikës kufitare ndërmjet Malit të Zi dhe Shqipërisë në Sje-Zogaj.
Veprimtari Ali Gjeçbritaj vë në dukje se edhe si subjekt edhe si popullatë është është kërkuar vazhdimisht hapja e kësaj pike kufitare.” Që nga viti 1990 , me shembjen e komunizmit subjekti shqiptar në komunën e Tivarit LD në MZ e ka pasur në programin e vet hapjen e pikës kufitare me shtetin amë. Mund të them se deri më sot kraja është e vetmja trevë shqiptare në Mal të Zi ku nuk ka pikë kufitare me Shqipërinë”- tha z. Gjeçbritaj.

a.s.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “729” të revistës Koha Javore

Share.

Leave A Reply