Anëtarësimi në NATO ofron stabilitet, paqe dhe zhvillim

0

Ulqin – Ambasadori i Hungarisë në Mal të Zi, Krisztian Posa, dhe ai i Republikës së Shqipërisë, Ernal Filo, janë shprehur të një mendjeje se pa NATO nuk ka as perspektivë evropiane, sidomos për vendet e Ballkanit Perëndimor, dhe se anëtarësimi në NATO ofron stabilitet dhe paqe, si parakusht për zhvillim ekonomik.

Në tribunën me temë “Mali i Zi dhe in- tegrimet në NATO”, të mbajtur të premten në sallën e Kuvendit të Komunës së Ulqinit, ata kanë folur mbi përvojën e anëtarësimit të vendeve të tyre në NATO.

Ambasadori Posa ka theksuar se pas përvojës historike me regjimin ko- munist dhe Bashkimin Sovjetik, hun- garezët nuk kanë pasur dilemë dhe kanë pasur opsion vetëm NATO-n dhe Bashkimin Evropian.

Ai ka folur për rrugën e anëtarësimit të Hungarisë në këto dy organizma ndër- kombëtare.
Duke nënvizuar se Hungaria ka pësuar rritje ekonomike, Posa ka thënë se “në Hungari sot askush nuk don që të dalë nga Bashkimi Evropian dhe NATO”. Ambasadori i Shqipërisë, Ernal Filo, ka thënë se anëtarësimi në NATO në vitin 2009, ishte një synim strategjik i politikës së jashtme të Shqipërisë.
“Me anëtarësimin në NATO, ne avancuam ndjeshëm realizimin e interesave tona kombëtare”, është shprehur ai. Ambasadori Filo ka thënë se si vend fqinj, Shqipëria don që Mali i Zi të jetë në NATO.
“Ne e kemi mbështetur dhe e mbësht- esim zyrtarisht anëtarësimin e Malit të

Zi në NATO. Është në interesin tonë dhe të gjithë rajonit që Mali i Zi të jetë po ashtu anëtar i NATO-s”, ka thënë ndër të tjera ai.

Të dy ambasadorët kanë shprehur besimin se në fund të këtij viti, Mali i Zi do të marrë ftesën për anëtarësim në NATO. Ambasadorët Posa dhe Filo janë përgjigjur më pas në pyetjet e pjesëmar- rësve.

Në tribunë kanë marrë pjesë këshill- tarë të Kuvendit të Komunës së Ulqinit, nëpunës të pushtetit lokal, përfaqësues të organizatave joqeveritare etj. Tribuna “Mali i Zi dhe Integrimet në NATO” u mbajt në kuadër të përpjekjeve për rritjen e mbështetjes së opinionit publik në Mal të Zi për anëtarësim në NATO, e cila sipas anketimeve të fundit është rreth 42-43 për qind.  i.k.

Share.

Leave A Reply