Autostrada do të kalojë nëpër Sukubinë – Muriqan?!

0

Në Samitin e Vjenës u miratua përfundimisht projekti i ndërtimit të Autostradës Adriatiko-Joniane

Autostrada Adriatiko-Joniane, e njohur si “Korridori i Kaltër” e që zbret nga Kroacia, në të gjithë bregdetin, Malin e Zi dhe Shqipërinë e deri në pjesën veriore të Greqisë, në Igumenicë, do të kalojë sipas të gjitha gjasave nga pika kufitare Sukubinë – Muriqan.

Drejtori i përgjithshëm i Politikave në Ministrinë e Transporteve dhe Infrastrukturës së Shqipërisë, Thimjo Plaku, ka thënë se “gjurma finale do të duhet të vendoset, por parimisht mund të themi se ajo do të kalojë nga pika kufitare e Muriqanit”.

Ky projekt i rëndësishëm në kuadër të Observatorit të Transportit të Ev- ropës Juglindore, ku përfshihen edhe gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, është miratuar përfundimisht në Samitin e Vjenës dhe vjen si një zgjatim i korridoreve evropiane, që njihen me emërtesën “Ten T”.

Plaku ka vlerësuar se “Autostrada Adriatiko – Joniane është shumë e rëndë- sishme, jo vetëm sepse lidh gjithë rajo- nin, por edhe sepse i jep një shtysë të madhe zhvillimit ekonomik e social, i bën tregjet më të aksesueshme, si dhe gjeneron më shumë trafik”.
Plaku ka thënë se me autoritetet e Mal- it të Zi, si vend kufitar, kanë pasur një bashkëpunim shumë të ngushtë për përcaktimin e gjurmës nga ku do kalojë ky projekt.
“Së bashku me qeverinë malazeze kemi aplikuar pranë ‘Western Balkans Investment Fund’ (WBIF) për fonde grant për këtë Korridor. Do të jetë pikërisht ky studim që do të përcaktojë saktësisht gjurmën nga ku do të kalojë, si dhe do të identifikojë projektet rrugore prioritare ku do të ndërhyhet dhe mënyrën se si do të bëhet”, ka treguar ai.

Drejtori i përgjithshëm i Politikave në Ministrinë e Transporteve dhe Infra- strukturës së Shqipërisë ka bërë të ditur se me ndërhyrjen e ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, dhe me kërkesë të Komunës së Ulqinit, pala malazeze ka pranuar alternativën që ky Korridor të kalojë më pranë këtij qyteti.

“Kjo ishte një arritje e rëndësishme për këtë komunitet, pasi kjo autostradë do të rrisë aktivitetin ekonomik e social të zonës nga ku do të kalojë”, është shprehur ai.

Autostrada Adriatiko-Joniane do të ketë një gjatësi prej 1550 kilometra dhe investimi i përgjithshëm kap vlerën prej 850 milionë euro.

(Kohapress)

Share.

Leave A Reply