Bashkëpunimi dhe miqësia shqiptaro-malazeze janë tejet të rëndësishme për stabilitetin e rajonit

0

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, ndodhet për një vizitë dyditore në Malin e Zi. Kryeparlamentari u prit nga presidenti malazez Filip Vujanoviq, i cili falënderoi për ratifikimin e anëtarësimit të Malit të Zi në NATO nga Kuvendi i Shqipërisë.
Kryetari i Kuvendit, z. Meta i cilësoi të shkëlqyera marrëdhëniet mes dy vendeve dhe theksoi rëndësinë e avancimit të projekteve infrastrukturore dhe ekonomike rajonale.
Pas takimit me homologun e tij malazez, Darko Pajoviq, z. Meta mbajti një fjalë përshëndetëse në Parlamentin e Malit të Zi ku foli për rëndësinë e bashkëpunimit dhe stabilitetit në rajon.

(Kohapress)

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “722” të revistës Koha Javore

Share.

Leave A Reply