Donacion me vlerë

0

Ulqin – Për të dytin vit me radhë, Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë e Republikës së Kosovës ka dhuruar Abetaren për nxënësit dhe mësuesit shqiptarë në Mal të Zi. Krahas “Abetare”-s, janë edhe “Abetare pune” dhe “Libër për mësuesin – Abetare”.
Këtë donacion me vlerë kryetarit të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi, Genci Nimanbegu, ia ka dorëzuar të premten zëvendësministri i MASHT-it, Agim Bërdyna.
Kryetari Nimanbegu e ka falënderuar MASHT-in për donacionin e bërë, duke shprehur kënaqësinë që nxënësve shqiptarë në Mal të Zi u është dhënë mundësia që të mësojnë nga një abetare e vetme, të unifikuar për të gjithë shqiptarët.
Që nga viti i kaluar, Abetarja që përdoret në Shqipëri dhe Kosovë mund të përdoret edhe në shkollat shqipe në Mal të Zi.
Nga KKSH-ja kanë njoftuar se do të bëjnë ndarjen e librave për nxënësit dhe mësuesit në të gjitha shkollat shqipe në Mal të Zi.

(Kohapress)

Share.

Leave A Reply