Drejt përmbushjes së kushteve për ndërtimin e Aqua Parkut

0

Ulqin – Kryetari i Komunës së Ulqinit, Nazif Cungu, dhe bashkëpunëtorët e tij mbajtën takimin e radhës me investitorët turq të interesuar për ndërtimin e Aqua Parkut në Shtojin Nalt.
Sipas njoftimit për media nga zyra e kryetarit, Komuna e Ulqinit ka kërkuar nga Agjencia e Aviacionit që të vërtetojë pozicionin e investimit në fjalë, pasi siç dihet Aqua Parku do të jetë në një largësi 470 metra nga aeroporti sportiv, i cili parashihet në këtë pjesë të qytetit.
Agjencia në fjalë ka bërë të ditur se objekti mund të planifikohet në lokalitetin e propozuar me kusht që lartësia e tij në park të parashihet me kushtet përkatëse të Agjencisë.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “713” të revistës Koha Javore

Share.

Leave A Reply