Drejt Unionit të Komunave shqiptare ku do të jetë edhe Ulqini

0

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe ai i Tiranës Erion Veliaj e kanë përmbyllur vizitën e këtij të fundit në Prishtinë me një konferencë të përbashkët, ku kanë paralajmëruar për takimin e radhës i cili pritet të mbahet në Tiranë.
Kryetari Ahmeti tha se me Veliajn janë pajtuar të bashkëpunojnë në disa fusha derisa shtoi se për t’i konkretizuar më mirë të gjitha bashkëpunimet, duke e përfshirë edhe kryetarin e Tetovës, Preshevës dhe Ulqinit, do të takohen më 26 dhe 27 nëntor në Tiranë në një punëtori të përbashkët.
Ahmeti bëri të ditur se fusha kryesore në të cilën Prishtina e Tirana do të bashkëpunojnë është ajo e mjedisit, transportit, digjitalizimit etj.

I pari i Bashkësisë së Tiranës deklaroi se është impresionuar me frymën e punës në Komunë, gjë që sipas tij, vlen më shumë se të ardhurat, financat apo çka do tjetër.
Në anën tjetër, kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, bëri të ditur se gjatë takimit me Veliajn, kanë konkretizuar idetë për takimin e radhës që do të mbahet në Tiranë më 26 dhe 27 nëntor të këtij viti, ku do të marrin pjesë edhe përfaqësues nga Tetova, Presheva e Ulqini.
Ahmeti dhe Veliaj diskutuan edhe për konkretizimin e unionit të bashkive/komunave kryesore shqiptare në rajon. Ata u dakorduan që në fundjavën para Ditës së Pavarësisë, në datat 26 dhe 27 nëntor, të takohen në Tiranë me kryetarët e komunave si Tetova, Presheva e Ulqini, ku do të diskutojnë për tema konkrete që prekin direkt mënyrën e jetesës së qytetarëve nëpër këto komuna, mësohet nga Komuna e Prishtinës.
Sipas tij, në bisedimet e këtij takimi do të përfshihet digjitalizimi, mjedisi, transporti e fusha të tjera.

(Kohapress)

Share.

Leave A Reply