Emërohet për nënkryetar të Komunës, Haris Ramoviq nga Partia Boshnjake

0

Tuz – Kuvendi i Komunës së Tuzit në seancën e pestë, ka miratuar me shumicë votash, tre pika të rendit të ditës, atë të Propozimit të Vendimit mbi kompensimin për pajisje të truallit ndërtimor, Propozimit të Vendimit mbi themelimin e Komisionit për hartimin e rregullores së kuvendit të Komunës së Tuzit dhe të Propozimit të Vendimit mbi dhënien e pëlqimit në vendimin e kryetarit të Komunës së Tuzit mbi emërimin e nënkryetarit të Komunës.
Në fillim të punës së kësaj seance, këshilltari i PDS-së, Nikollë Gegaj, ka fajësuar mazhorancën e cila sipas Tij, nuk po bashkëpunon me opozitën e kuvendit për vendime, ndërkohë që kryetari i kuvendit, Z. Fadil Kajoshaj iu përgjigj këshilltarit Gegaj duke i thënë se në vijim do të jetë praktikë e punës së tyre, që të bashkëkonsultohen me opozitën për çdo vendim. t.u.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “862” të revistës Koha Javore

Share.

Leave A Reply