Forumi Shqiptar – “Malësia na bashkon” fitoi shumicën e mandateve

0

Tuz – Komisioni Komunal i Zgjedhjeve i Tuzit, të enjten e kaluar ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve vendore në Tuz të cilat u mbajtën të dielën më 03 mars 2019.
Sipas këtij komisioni, rezulton se Forumi Shqiptar – “Malësia na bashkon” ka fituar 3682 vota (16 mandate), Partia Demokratike e Socialistëve fitoi 2490 vota (10 mandate), Partia Boshnjake, 961 vota (4 mandate), Social Demokratët, 369 vota (1 mandat), Demokratët, 235 vota (1 mandat) dhe Partia Socialiste Popullore, 86 vota (0) mandate.
Kuota kualifikuese për emërimin e këshilltarëve është 235 vota.
Në këto zgjedhje të drejtë vote kanë pasur 11.904 qytetarë, ndërsa kanë votuar 7898, nga të cilët 333 votuan përmes dërgimit të letrës, kurse lista të pavlefshme kane qenë 83. t.u.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “855” të revistës Koha Javore

Share.

Leave A Reply