Forumi Shqiptar – “Malësia na bashkon” mori më së shumti mandate

0

Tuz – Rezultatet paraprake të Komisionit Komunal Zgjedhor të Tuzit, në epërsi nxjerrin Forumin Shqiptar – “Malësia na bashkon” (ASH – LDSH – UDSH) me 16 mandate, (3682 vota, 47.2 %) pasuar nga Partia Demokratike e Socialistëve me 10 mandate, (2461 vota, 31.80 %), Partia Boshnjake 4 mandate, (953 vota, 12.20%), Socialdemokratët 1 mandat, (357 vota, 4.58%), Demokratët 1 mandat (227 vota, 2.90%), ndërsa Partia Socialiste Popullore nuk arriti të kalojë pragun për mandat me vetëm 82 vota, (1.05%).
Në bazë të këtyre rezultateve, askush nuk mund të formojë pushtetin i vetëm pa një koalicion paszgjedhor, duke qenë se për të qeverisur nevojitën 17 mandate nga 32 sa do të ketë gjithsej kuvendi i Komunës së Tuzit.
Sipas Komisionit Komunal Zgjedhor të Tuzit, procesi zgjedhor ka vijuar i qetë dhe pa ndonjë parregullsi të theksuar. Në këto zgjedhje të drejtë vote kanë pasur 11.904 qytetarë, ndërsa lista të vlefshme kanë qenë 7803. t.u.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “854” të revistës Koha Javore

Share.

Leave A Reply