Gatishmëri për të ofruar ndihmë bashkëpunimi

0

Tuz – Ambasadori i Republikës së Kosovës në Mal të Zi, Z. Skënder Durmishi, i shoqëruar nga zyrtarë të tjerë të kësaj ambasade, ka vizituar të mërkurën e kaluar, Komunën e Tuzit. Ai me këtë rast zyrtarëve të Komunës së Tuzit ju uroi punë të mbarë dhe të suksesshme në administrimin e Komunës më të re.
Siç është njoftuar nga Komuna e Tuzit, në një atmosferë miqësore është biseduar për planet dhe sfidat e administratës më të re të Komunës së sapoformuar të Tuzit, duke lënë hapësirë për mundësi bashkëpunimi me institucionet e Republikës së Kosovës në cilësinë e këshillimit reciprok. t.u.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “859” të revistës Koha Javore

Share.

Leave A Reply