Gjukanoviq: Çelësi i zgjidhjes së problemeve në rajon është përfundimi i dialogut Serbi-Kosovë

0

Forumi i nivelit të lartë për politikë dhe siguri “To be Secure” mblodhi të shtunën në Budva të Malit të Zi përfaqësues të vendeve të rajonit dhe BE-së, të cilët diskutuan çështje të rëndësishme për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor.
Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq u shpreh se çelësi i zgjidhjes së problemeve në rajon është epilogu i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
“Çelësi është dialogu mes Serbisë dhe Kosovës kur përfundon. Kjo nënkupton se nëse nuk ka epilog, atëherë do të vazhdoj në këtë mënyrë. Është shumë e rëndësishme që ta mbështesim këtë dialog”, tha ai.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi vuri në dukje se e ardhmja e rajonit, përfshirë këtu edhe Kosovën është në BE.
“Pas anëtarësimit të Malit të Zi në NATO, Marrëveshjes së Prespës, komunikimi mes shteteve siguron një rrugë të sigurt për të ardhmen atlantike. Edhe pse BE po bën vlerësime të standardeve të dyfishta për Kosovën, megjithatë alternativa e vetme është e ardhmja në BE”- tha Thaçi
Ndërkaq, duke folur për temat nacionaliste që po mbizotërojnë në rajon, presidenti Thaçi u shpreh i vendosur se deri sa BE po vonohet , mund të ketë ide që nuk janë në frymën euroantlantike.
“Rajoni kurrë më mirë nuk ka qenë, secili flet me secilin dhe komunikojmë. Mundësitë për mbyllje të çështjeve të hapura ekzistojnë, por vetë BE duhet të jetë më e përgatitur për të na pranuar më shpejt. Mos të lejojmë që të shikohet me hezitim Ballkani Perëndimor. Sa më afër BE, të gjitha problemet mund t’i kalojmë. Sa më tepër që vonohet BE do të ketë më shumë popullizëm dhe ide nacionaliste më të fuqishme në të gjitha shtetet e rajonit “- tha presidenti i Kosovës Hashim Thaçi. (VOA)

Share.

Leave A Reply