Gratë e Rozhajës kërkojnë të drejtën e kompensimit të përhershëm financiar

0

Komunën e Rozhajës e kanë vizituar Ministri i ri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Z. Boris Mariq së bashku me këshilltarin e vet Sergej Sekulloviqin si dhe me drejtorin e Entit për Inkuadrim , Z. Rade Millosheviqin.
Shkak i kësaj vizite janë protestat tashmë disaditëshe të nënave të Komunës së Rozhajës ,para ndërtesës së Entit ,të cilat kërkojnë realizimin e të drejtave të tyre që u takojnë me Ligjin për Nënat , siç kanë realizuar nënat çdokund nëpër komunat e tjera të Malit të Zi, sipas Ligjit për kompensimin e përhershëm financiar për nënat me tre dhe më shumë fëmijë ,të cilat janë lajmëruar së paku 15 vjet me radhë ne Entin për Inkuadrim të Komunës së Rozhajës.
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale erdhi sot këtu në Rozhajë pas premtimit që pati dhënë ditë më parë në takimin në Podgoricë, ku kishin ardhur nënat e diskriminuara .

Haxhi Lajçi

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “718” të revistës Koha Javore

Share.

Leave A Reply