KKSH dhuroi libra për shkollat fillore në Malësi

0

Malësi – Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi ka vazhduar të enjten aksionin e dhurimit të librave për shkollat fillore në Malësi.
Kryetari i KKSH-së, Genci Nimanbegu, i shoqëruar nga sekretari Faik Nika, kryetari i Komisionit për arsim dhe përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe, Ismet Kallaba, dhe nënkryetari i këtij Komisioni, Albert Camaj, u kanë dorëzuar drejtorëve të shkollave fillore “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” – Triesh, “Bashkimi” – Skorraq, “29 Nëntori” – Dinoshë dhe “Mahmut Lekiq” – Tuz 30 tituj me gjithsej 580 kopje, pjesa më e madhe e të cilave janë lektyra shkollore. Pjesë e këtij donacioni është edhe Abetarja mbarëkombëtare e cila ka filluar të përdoret këtë vit shkollor në shkollat shqipe në Mal të Zi.Drejtorët e këtyre shkollave kanë shprehur falënderime për donacionin e KKSH-së, duke e vlerësuar atë si shumë të dobishëm për zbutjen e mungesës së literaturës në gjuhën shqipe.

Vauzhdimin mund ta lexoni ne reviztën Koha Javore

(Kohapress)

Share.

Leave A Reply