Liberalizim i tregut të punës në Shqipëri për shqiptarët në rajon

0

Tiranë – Qeveria e Republikës së Shqipërisë ka marrë vendim për përjashtimin nga detyrimi
i pajisjes me leje pune dhe çertifikatë regjistrimi për punë për të gjithë shtetasit me përkatësi etnike shqiptare nga Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut.
Lajmin e ka bërë të ditur ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme i Republikës së Shqipërisë, Gent Cakaj, përmes një postimi në rrjetin social facebook.
Në këtë mënyrë edhe shqiptarët nga Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut bëhen pjesë e kësaj lehtësire për të konkurruar në tregun e punës në Shqipëri, që më përpara e kanë gëzuar shqiptarët nga Kosova dhe Lugina e Preshevës, (Kohapress)

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “863” të revistës Koha Javore

Share.

Leave A Reply