Mali i Zi dhe Shqipëria me borxhin publik më të lartë në rajon

0

Mali i Zi dhe Shqipëria u renditën nga Komisioni Evropian me borxhin publik më të lartë në rajon për vitin 2018, në raportin periodik për zhvillimet ekonomike në vendet e zgjerimit të lëshuar së fundmi, transmeton Koha Net.
Të dhënat e Komisionit Evropian tregojnë për një rënie mbresëlënëse të borxhit publik në Serbi, i cili pritet të arrijë në 56.4 për qind në fund të vitit 2018, nga më shumë se 86 për qind në vitin 2014.
Serbia e cila kryesonte rajonin për nivelin më të lartë të borxhit publik tashmë pozicionohet e treta, teksa Shqipëria dhe Mali i Zi kryesojnë renditjen.
Mali i Zi pritet të mbyllë vitin me një borxh sa 70 për qind e PBB-së. Borxhi i Malit të Zi është rritur ndjeshëm vitet e fundit për shkak të angazhimeve që ka marrë Qeveria e Malit të Zi për ndërtimin e lotit të parë të autostradës Tivar-Boljare, që e lidh me Serbinë, me një vlerë rreth 900 milionë euro financime kineze.
Ndërkohë borxhi i Shqipërisë vijon të jetë jo elastik ndaj zhvillimeve pozitive makroekonomike. (Kohapress)

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “851” të revistës Koha Javore

Share.

Leave A Reply