Masa afatshkurtra për rrëzimin e barrierave jofizike

0

Shkodër – Ministri i Transportit dhe i Detarisë së Malit të Zi, Ivan Brajoviq, është takuar të premten në Shkodër me homologët e tij, ministrin e Transportit dhe Infrastrukturës së Republikës së Shqipërisë, Edmond Haxhinasto, dhe ministrin e Infrastrukturës së Republikës së Kosovës, Lutfi Zharku, për të koordinuar punën mbi planin e përbashkët të veprimit në kuadër të forcimit të lidhjes së vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor.
Sipas deklaratës për shtyp, qëllimi i takimit ka qenë zbatimi i një sërë masash afatshkurtra dhe të arritshme, në mënyrë që të garantohet zhvillimi i një Samiti produktiv i nivelit të lartë, që do të zhvillohet në 4 korrik në Paris, si pjesë e Procesit të Berlinit.
Gjatë takimit palët ranë dakord që të angazhohen për të bërë përpjekje të menjëhershme në mënyrë që të ndikojnë në rrëzimin e barrierave jofizike, të njohura si “masa të buta”, një element kyç dhe pa efekte financiare, për të përmirësuar e zhvilluar lidhjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian.
Këto masa trajtojnë dy çështje kryesore – hapjen e tregut të transportit dhe krijimin e një sistemi konkurrues, të besueshëm dhe të sigurt të transportit.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “714” të revistës Koha Javore

Share.

Leave A Reply