Më 12 tetor fillojnë punimet

0

Ulqin – Pas disa vjet pritjeje, së shpej- ti pritet të fillojë ndërtimi i objektit të ri të shkollës në Sukubinë, e cila funk- sionon në kuadër të Shkollës Fillore “Bedri Elezaga” në Katërkollë.

Të martën, në zyrën e kryetarit të Komunës së Ulqinit është nënshkruar kontrata me përfaqësuesit e konsorciumit “Artek&Ing – Invest“ nga Podgorica që janë përzgjedhur në tender për ndërtimin e këtij objekti.

Në deklaratën për shtyp të Komunës së Ulqinit thuhet se në ceremoninë e rastit, krahas zyrtarëve të pushtetit vendor, morën pjesë edhe përfaqësues të diasporës sonë në SHBA.

Sipas projektit, godina e re e shkollës do të ndërtohet në një sipërfaqe prej 450 metra katrorë, do të ketë katër klasë të pajisura me të gjitha mjetet e nevojshme, përfshirë sistemin e ngrohjes dhe ftohjes.
Ky investim me vlerë rreth 300 mijë euro realizohet në bashkëpunim ndërmjet Ministrisë së Arsimit, Ko- munës së Ulqinit dhe diasporës në SHBA, e cila ishte nismëtare e këtij pro- jekti.
Kryetari i Komunës së Ulqinit, Fatmir Gjeka, ka thënë se ndërtimi i këtij objekti është imperativ i kohës që të sig- urojmë një shkollë të re moderne, e cila do të jetë në funksion dhe në shërbim të nxënësve dhe personelit arsimor. Ai edhe me këtë rast i shprehu mirënjohje diasporës dhe Ministrisë së Arsimit.

Drejtori ekzekutiv i konzorciumit “Artek&Ing – Invest“, Marko Pavliçeviq, premtoi se kontrata do të realizohet në tërësi dhe para afatit të paraparë, ndër- kohë që në emer të diasporës përshendeti Cafo Boga.

Cafo-BogaGodina e re pritet të jetë gati në fillim të vitit shkollor 2016/2017.

 

 

 

 

 

 

(Kohapress)

Share.

Leave A Reply