Një veprim jo vetëm simbolik

0

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe e Teknologjisë së Republikës së Kosovës dhuron Abetaren kombëtare për nxënësit shqiptarë në Mal të Zi

Ulqin – Ministria e Arsimit, Shkencës dhe e Teknologjisë së Republikës së Kosovës ka dhuruar Abetaren kom- bëtare për nxënësit në shkollat me mësim në gjuhën shqipe në Mal të Zi. Donacioni i është dorëzuar të shtunën Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi nga

drejtori i Departamentit për Zhvillimin e Arsimit Parauniversitar pranë kësaj ministrie, Agim Bërdyna.
Kryetari i KKSH-së, Genci Nimanbegu, e ka falënderuar me këtë rast MASHT- in për donacionin, duke thënë se kjo është një shenjë jo vetëm simbolike, por shumë e mirëpritur edhe nga KKSH-ja, edhe nga nxënësit shqiptarë në Mal të Zi, që do të mbetet e shënuar në historinë e arsimit në gjuhën shqipe në Mal të Zi.

Ai ka theksuar se ky është vazhdim i bashkëpunimit ndërinstitucional dhe realizim i premtimit nga MASHT-i. Nimanbegu ka thënë se KKSH do të vazhdojë me aktivitete të tjera me MASHT-in, me qëllim të avancimit të pozitës së arsimit në gjuhën shqipe në Mal të Zi.

Nga ana tjetër, Agim Bërdyna, drejtor i Departamentit për Zhvillimin e Ar- simit Parauniversitar pranë MASHT-it, ka thënë se është i kënaqur që fatosët shqiptarë në Mal të Zi do të gëzohen me abetare të reja, “jo sepse është një abetare mbarëkombëtare, por është një abetare e kohës”.

Ai ka thënë se ministri Arsim Bajrami është zotuar që të bashkëpunojmë edhe në sfera të tjera, në radhë të parë në arsimin parauniversitar.

Duke përkujtuar se Kosova dhe Shqipëria i kanë unifikuar dokumentet strategjike në fushën e arsimit, Bërdy- na ka thënë se MASHT-i “në asnjë mo- ment nuk do të rrijë larg shqiptarëve të Malit të Zi”.

Nga KKSH-ja kanë bërë të ditur se në bashkëpunim me institucionet kompe- tente të arsimit në Mal të Zi, do të bë- jnë së shpejti shpërndarjen e abetareve për nxënësit e klasës së parë në shkol- lat me mësim në gjuhën shqipe. Abetarja mbarëkombëtare ka filluar të përdoret këtë vit shkollor për të parën herë nga nxënësit shqiptarë në Mal të Zi, pasi është lejuar që të përdoret si mjet didaktik me vendim të Këshillit Nacional për Arsim.

Abetarja e pëbashkët Shqipëri – Kosovë, me autorë prof. Dr. Mimoza Ç. Gjokutaj, prof. Dr. Islam Krasniqi, prof. Dr. Shezai Rokaj dhe Saranda K. Pozhegu, është fituese në konkursin e përbashkët të shpallur nga Ministria e Arsimit dhe e Skencës e Shqipërisë dhe Ministria e Arsimit, Shkencës dhe e Te- knologjisë e Republikës së Kosovës në prill 2012.

i.k.

Share.

Leave A Reply