Njohje me problematikat e kthimit të pronës në Valdanos

0

Ulqin – Nënkryetari i Qeverisë së Malit të Zi, Millorad Vujoviq, i shoqëruar nga këshilltarët e tij, ka vizituar të enjten Ulqinin dhe Valdanosin me ftesë të Këshillit për Restitucion të Drejtë.
Qëllimi i kësaj vizite ka qenë njohja me problemet lidhur me kthimin e pronës së marrë nga pronarët e mëparshëm në lokalitetin e Valdanosit.
Ai është pritur fillimisht nga kryetari i Komunës së Ulqinit, Nazif Cungu, dhe më pas ka vizituar Valdanosin.
Nga zyra e nënkryetarit Vujoviq kanë njoftuar se ai është interesuar sidomos me problemin e kthimit të pronës në Valdanos dhe arsyet se pse kjo pronë nuk iu është kthyer deri tani pronarëve të mëparshëm.
Ai është njoftuar për problemin e kthimit të pronës në Valdanos nga kryetari i Komunës së Ulqinit, Nazif Cungu, kryetari i Këshillit për Restitucion të Drejtë, Latif Gorana, përfaqësues të familjeve që kërkojnë kthimin e pronave dhe nga përfaqësues të organizatave joqeveritare lokale.
Nënkryetari i Qeverisë së Malit të Zi ka vlerësuar se Valdanosi është njëri prej shembujve më të këqinj të restitucionit të pasuksesshëm dhe të dështuar të pronës në Mal të Zi.
Sipas tij, “e vetmja mënyrë e daljes nga kjo situatë është inicimi i ndryshimit të Ligjit të tashëm të ndryshuar dhe kthimit të tij në versionin burimor, tekstin bazë të ligjit të miratuar në vitin 2004”.

(Kohapress)

Share.

Leave A Reply