Objekti i paligjshëm, duhet të mënjanohet

0

Podgoricë – Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, ka deklaruar se objekti në majën e malit të Rumisë, të cilin e ka vendosur Mitropolia Malazeze-Bregdetare e Kishës Ortodokse Serbe duhet të mënjanohet pasi që është jolegal.
Ai e ka bërë këtë deklaratë pas orës së kryeministrit, të mbajtur të mërkurën e kaluar në Kuvendin e Malit të Zi.
Markoviq ka vlerësuar si të pashembullt dhe të panevojshme që Mitropolia Malazeze-Bregdetare ndërton në mënyrë joligjore objektet fetare kudo qoftë kjo – në Rumi ose në territoret tjera të Malit të Zi.
“Ashtu siç për çdo qytetar vlejnë dokumentet planifikuese dhe procedurat që përmbajnë këto dokumente planifikuese, kjo duhet të vlejë edhe për Mitropolinë Malazeze-Bregdetare. Përcaktimi i tyre shpirtëror dhe shenjtëror nuk mund të jetë arsye e as fakt që t’i lirojë nga zbatimi i ligjit”, ka thënë ndër të tjera ai.
Kryeministri i Malit të Zi nuk ka saktësuar se kur mund të pritet heqja e kishës në majën e Rumisë, por ka thënë se do të vlerësohet kur të krijohen kushtet dhe se në këtë aspekt nuk ka dallime ndërmjet cilitdo objekt jolegal.
(Kohapress)

Reagim i SHB “Rumia” dhe i disa shoqatave dhe intelektualëve të pavarur

Ulqin – Shoqata e Bjeshkatarëve “Rumia” ka reaguar ndaj punimeve për ndërtimin e kishës në majën e Rumisë nga Kisha Ortodokse Serbe.
Në deklaratën për media të kësaj shoqate thuhet se me vetë vendosjen e objektit prej hekuri me desantin në majën e Rumisë, janë prishur marrëdhëniet ndërnjerëzore, ndërfetare dhe ndërnacionale në trevën e Ulqinit dhe Tivarit, si dhe në tërë Malit të Zi.
“Ne dëshirojmë që Rumia të ruhet si e mirë kulturore e të gjithëve, që të respektohet ky mal i shenjtë, që atje të zhvillohen lojërat popullore, dhe që si shoqatë bjeshkatare moderne të kujdesemi për ruajtjen e natyrës, valorizimin e saj për qëllime turistike etj.”, thekson ndër të tjera deklarata.
Kjo shoqatë pret që më në fund shteti të ndërmarrë hapa në respektimin e ligjit.
“Presim që organet shtetërore, të cilat janë në procesin e bisedimeve për anëtarësim në BE, të ndërmarrin në këtë rast dhe në çdo rast tjetër, hapa konkretë, që promovojnë vlerat evropiane”, thuhet më tej në deklaratë, duke shtuar se në qoftë se edhe kësaj radhe nuk ndërmerret asgjë, atëherë kjo lë të kuptohet se për qëllime politike u shkon përshtat prishja e marrëdhënieve ndërfetare dhe tensionet e vazhdueshme.
Deklarata e SHB “Rumia” është mbështetur edhe nga Grupi i monitorimit “MogUl”, Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club”, Instituti “IDEA”, Shoqata e Gruas “Anima” dhe një grup i intelektualëve të pavarur.
(Kohapress)

Share.

Leave A Reply