Partneriteti, garanci për stabilitetin dhe orientimin perëndimor të rajonit

0

Podgoricë – Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme i Republikës së Shqipërisë, Gent Cakaj, ka zhvilluar të premten vizitë zyrtare në Malin e Zi, ku është takuar me homologun e tij malazez, prof. dr. Srgjan Darmanoviq, krerët e shtetit të Malit të Zi dhe përfaqësuesit e partive politike shqiptare.
Gjatë takimit me ministrin Darmanoviq është vlerësuar niveli shumë i mirë i bashkëpunimit politik, si dhe u diskutua për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe në kuadër të mekanizmit të mbledhjes së përbashkët të dy qeverive dhe angazhimeve të ndërmarra në kuadër të bashkëpunimit rajonal, si projektet e përbashkëta ndërkufitare, masat për Zonën Ekonomike Rajonale, si dhe përfundimin e korridoreve infrastrukturore, të energjisë dhe infrastrukturës.
“Bashkëpunimi rajonal dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore përbëjnë themelin e zhvillimit, stabilitetit dhe prosperitetit të Ballkanit Perëndimor”, ka theksuar ministri Darmanoviq, duke shtuar se është shumë me rëndësi që të gjithë aktorët të veprojnë në mënyrë të përgjegjshme me qëllim të ndërtimit të rajonit më të sigurt dhe më të prosperuar. (Kohapress)

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “855” të revistës Koha Javore

Share.

Leave A Reply