Përcaktohen çështjet e funksionimit të bashkësive lokale

0

Tuz – Kuvendi i Komunës së Tuzit ka sjell projektvendimin për Bashkësitë Lokale të Komunës së Tuzit, dokument ky që është vënë në debat publik nga data 31 maj dhe do të zgjasë deri më 15 qershor, ndërsa shqyrtimi publik qendror është mbajtur më 10 qershor në Komunën e Tuzit, është njoftuar nga Sekretariati për Vetëqeverisje Lokale dhe Veprimtari Shoqërore.
Në shqyrtimin publik qendror janë dhënë vërejtje, sugjerime dhe propozime të cilat më pas në formë të shkruar janë adresuar në zyrën e Sekretariatit për Vetëqeverisje Lokale dhe Veprimtari Shoqërore.
Sipas këtij projektvendimi rregullohen kushtet për themelimin, mënyra dhe procedurat e themelimit, punët, organet dhe procedura e emërimit të tyre, organizimi dhe puna e organeve, mënyra e vendimmarrjes, mënyra e financimit dhe e çështjet e tjera të rëndësishme për punën e Bashkësive Lokale.
“Bashkësitë Lokale themelohen me qëllim të përmbushjes së nevojave dhe interesave të banorëve lokalë dhe janë pjesë përbërëse e sistemit të vetëqeverisjen lokale”, përkufizohet në këtë dokument.
Ndër të tjera, në këtë projektvendim, është përcaktuar se qytetarët në Bashkësitë Lokale vendosin dhe marrin pjesë në vendimmarrje dhe në realizimin e nevojave të përbashkëta në fushën e rregullimit të vendbanimit, të banimit, të veprimtarive komunale, mbrojtjes sociale dhe të fëmijëve, mbrojtjes shëndetësore, të kulturës dhe edukatës fizike, të informimit, të mbrojtjes dhe të avancimit të mjedisit jetësor, të mbrojtjes së konsumatorit dhe të fushave të tjera jetësore dhe të veprimtarisë së banorëve në zonat përkatëse.
Ndërkaq, siç përcakton ky projektvendim, qytetarët e bashkësive lokale i realizojnë vendimmarrjet me anë të përfaqësuesit të tyre në këshillin e Bashkësisë Lokale, në Asamblenë e Qytetarëve me anë të referendumit dhe të formave të tjera të deklarimit, në përputhje me statutin dhe me këtë vendim.
Organet e bashkësive lokale janë Këshilli Bashkiak dhe Këshilli Mbikqyrës, ndërsa veprimtaria e organeve të bashkësive lokale është publike. t. u.

Share.

Leave A Reply