Përcaktohet dinamika e zgjidhjes së disa çështjeve

0
Forca e Re Demokratike dhe Partia Demokratike e Socialistëve nënshkruan Aneksin e Marrëveshjes së koalicionit paszgjedhor

Podgoricë – Kryetari i Forcës së Re Demokratike, Nazif Cungu, dhe kryetari i Partisë Demokratike të Socialistëve, Millo Gjukanoviq, kanë nënshkruar të martën Aneksin e Marrëveshjes së koalicionit paszgjedhor.

Në ceremoninë e nënshkrimit të aneksit të Marrëveshjes kanë marrë pjesë edhe nënkryetari i Forcës së Re Demokratike dhe deputeti i kësaj partie në Kuvendin e Malit të Zi, Genci Nimanbegu, part- nerët e koalicionit në nivel shtetëror – kryetari i Partisë Boshnjake, Rafet Husoviq, dhe kryetarja e Iniciativës Qytetare Kroate, Marija Vuçinoviq, si dhe zëvendës kryetari i PDS-së, Dushko Markoviq, kryetari i Këshillit Politik Sve- tozar Maroviq dhe drejtori politik i kësaj partie, Tarzan Millosheviq.

Në Aneksin 2 të Marrëveshjes së koa- licionit paszgjedhor ndërmjet koali- cionit “Forca për Bashkim” dhe PDS-së përcaktohet dinamika e operacionalizimit dhe konkretizimit të çështjeve të marrëveshjes, dinamika e zgjidhjes së çështjeve të marrëveshjes, përgatitja e programeve zhvillimore për komunat e Ulqinit, Tivarit, Tuzit, Plavës, Gucisë dhe Rozhajës, intensifikimi i aktiviteteve me qëllim të sigurimit të të drejtave kushtetuese për pakicën shqiptare, përfaqësimi proporcional i shqiptarëve në institucionet dhe organet shtetërore etj.

Në pikën 1 të nenit 2 të Marrëveshjes thuhet se nënshkruesit e saj do të për- gatisin propozimin e zgjidhjes ligjore të pronësisë së Ullishtës së Valdanosit, duke marrë parasysh interesat e shtetit, komunës dhe pronarëve të ullishtës. Ndërsa në pikën 2 të këtij neni thuhet se nënshkruesit e Marrëveshjes do të mbështesin Propozim Ligjin mbi të mirat detare, duke shqyrtuar dhe marrë parasysh maksimalisht vërejtjet e komunave bregdetare dhe përfundimeve të Kuvendit të Komunës së Ulqinit.

Pika 3 e po këtij neni parashikon që deri më 30 nëntor të përgatiten të gjitha ak- tet e nevojshme ligjore për komunën e Malësisë-Tuzit dhe t’i dërgohen për miratim Kuvendit të Malit të Zi.

Pas zgjedhjeve parlamentare të mba- jtura më 14 tetor 2012, përfaqësuesit e Koalicionit “Mali i Zi Evropian”, të udhëhequr nga PDS-ja, dhe tri partitë e pakicave – Partia Boshnjake, Koalicioni “Forca për Bashkim” dhe Iniciati- va Qytetare Kroate nënshkruan Mar- rëveshjen mbi veprimin e përbashkët politik duke formuar shumicën parlam- entare dhe qeverinë.

Nga Forca e Re Demokratike më herët janë ankuar se nuk janë të kënaqur me realizimin e marrëveshjes së Koalicionit pasgjedhor me PDS-në. (Kohapress)

Share.

Leave A Reply