Qendra burimore për mbështetjen e organizatave të shoqërisë civile

0

Para disa ditësh, në Podgoricë u nënshkrua Memorandumi për bashkëpunim në mes të Qendrës për zhvillimin e organizatave joqeveritare (CRNVO) dhe katër OJQ-ve lokale: “Horizonti i Ri” nga Ulqini, “Nada” nga Herceg Novi, “Bonum” nga Plevla dhe Qendra demokratike e Bijello Poles. Me nënshkrimin e këtij memorandumi zyrtarisht janë formuar qendrat burimore lokale të cilat do të përfshijnë jugun dhe veriun e Malit të Zi dhe do të ofrojnë mbështetje dhe shërbime organizatave joqeveritare të këtyre rajoneve.
Nënshkrimi i memorandumit është aktivitet i projektit “Sa më të fuqizuara OJQ-të, më e fuqishme demokracia” të cilin CRNVO e realizon në partneritet me këto katër organizata lokale, me mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe të cilin e administron Delegacioni i BE-së në Mal të Zi.

(Kohapress)

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “725” të revistës Koha Javore

Share.

Leave A Reply