Rruga Deçan-Plavë-Shkodër do të rrisë bashkëpunimin

0

Ulqin – Kryetari i Komunës së Ulqinit, Nazif Cungu, kryetari i Kuvendit Loro Nrekiq dhe nënkryetarët e kësaj komune pritën të premten delegacionin e Komunës së Deçanit, të kryesuar nga kryetari i saj Rasim Selmanaj.
Në njoftimin për medie të zyrës së kryetarit të Komunës së Ulqinit thuhet se në një takim të hapur dhe vëllazëror u prekën një sërë çështjesh dhe fushat e bashkëpunimit ndërmjet dy qyteteve.
Ulqini është i binjakëzuar me qytetin e Deçanit dhe marrëveshja e bashkëpunimit po jetësohet në fusha të ndryshme.
Bashkëbiseduesit thanë se ende ka vend që kjo marrëveshje të avancohet, veçmas në sferën e ekonomisë, kulturës dhe sportit.
Ata po ashtu u pajtuan që rruga Deçan – Plavë – Shkodër, e cila po ndërtohet, do të hapë shtigje të reja bashkëpunimi ndërmjet vendeve fqinje dhe do të forcojë edhe më tej marrëdhëniet e Malit të Zi, Shqipërisë dhe Kosovës.

(Kohapress)

Share.

Leave A Reply