Së shpejti Forumi Ekonomik Mali i Zi – Kosovë

0

Podgoricë – Ministri i Zhvillimit Ekonomik të Republikës së Kosovës, Blerand Stavileci, i shoqëruar nga kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, ka qëndruar të hënën në një vizitë zyrtare në Podgoricë, ku ka zhvilluar takime të ndara me homologun e tij malazez, ministrin e Ekonomisë, Vladimir Kavariq dhe drejtues të Odës Ekonomike të Malit të Zi.
Në fokus të këtij takimi ishte intensifikimi i bashkëpunimit në fushën e energjisë, transportit dhe sektorë tjerë të interesit të përbashkët, për çka të dy ministrat shprehën gatishmërinë e tyre për të çuar përpara agjendën ekonomike, ndërsa forumi dypalësh ekonomik Mali i Zi-Kosovë që pritet të mbahet brenda këtij viti u vlerësua si një hap i rëndësishëm në këtë linjë.
Sipas deklaratës për shtyp të Ministrisë së Ekonomisë së Malit të Zi, ministri Kavariq shprehu gatishmërinë e Podgoricës zyrtare për bashkëpunim më të ngushtë me Prishtinën në kuadër të projekteve rajonale, duke përmendur këtu linjën e gazit dhe interkonjeksionit.

(Kohapress)

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “720” të revistës Koha Javore

Share.

Leave A Reply