Takim me përfaqësuesit e partive shqiptare dhe Komunës së Plavës

0

Rozhajë – Në fund të nëntorit, Shkolla Fillore “Dacaj” pati nderin dhe privilegjin që për herë të parë në historinë e saj të ketë mysafir Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.
Për t’i dëshiruar mirëseardhjen, në mëngjesin e ditës së diel, në oborrin e shkollës kishin dalë nxënësit, drejtori i Shkollës, Haxhi Lajçi, personeli mësimor, prindër, bashkëqytetarë të vendit si dhe mysafirë të tjerë nga Plava, Peja dhe nga Podgorica, Marash Dukaj, drejtor i Arsimit të Pakicave, kryetari i Kuvendit të Komunës së Rozhjës, Almir Avdiq etj.
Drejtori i Shkollës, Haxhi Lajçi, kërkoi fillimisht nga Presidenti dhe pjesëmarrësit që t’i nderojnë me një minutë heshtjeje të gjithë mësuesit që tashmë janë në amshim, kontributi i të cilëve ishte i madh në kohët më të vështira.
Ai e njoftoi Presidentin Meta në pika të shkurtra për historikun e shkollës, vizionin, misionin dhe objektivat e saj.
Lajçi tha se ka përkrahje të vazhdueshme nga ministri i Arsimit, Damir Shehoviq, drejtori Marash Dukaj dhe organe tjera relevante të arsimit.
Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, i cili ishte i emocionuar në mes të nxënësve të mrekullueshëm, shprehu fjalë mirënjohjeje për stafin pëdagogjik që me përkushtimin e tyre të lartë ruajtën identitetin e tyre kombëtar në këto treva për vite me radhë, duke kaluar shumë sfida.
Pas fjalës përshëndetëse, ai i dhuroi shkollës në Dacaj fotografitë e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbeut, si dhe disa fotografi të përfaqësuesve më të ndritur të Rilindjes Kombëtare, duke besuar thellësisht se nxënësit e saj do të vazhdojnë me energji të reja në rrugën e dijes.
Për ta nderuar Presidentin e Shqipërisë nxënësit e shkollës kishin përgatitur program kulturor-artistik për këtë ditë të madhe, të cilët recituan vjersha për flamurin, gjuhën shqipe dhe shkollën. Enkas për të recituar para nxënësve dhe mysafirëve kishte ardhur mjekja e posa diplomuar Arbnora Gjonbalaj nga Plavë-Gucia.
Në ndërkohë moderatori, nxënësi shkëlqyeshëm Ermir Lajçi ua, ua ka dhënë fjalën edhe Marash Dukajt, përfaqësues nga Ministria e Arsimit, mësueses Gjylshe Jakupi dhe mësuesit në pension Sokol Daci.
Drejtori i shkollës, Haxhi Lajçi, në shenjë respekti dhe mirënjohjeje të veçantë për këtë vizitë historike, i ka dhuruar Presidentit librin e tij “Shkolla në Dacaj dhe Buxhov – Malësia e Rozhajës (1943-5015)”, punime artistike të piktorit Sylë Mujaj, një punim në drugdhendje të flamurit kombëtar, punuar nga mjeshtri i rrallë i kësaj ane Tahir Lajçi.
Në fund të takimit, nxënësit, mësimdhënësit, prindërit dhe të gjithë të pranishmit patën rastin të bëjnë fotografi me Presidentin Ilir Meta, si kujtim i përhershëm në librin e historikut të shkollës. (Kohapress)

Share.

Leave A Reply