Takim që forcon urat e bashkëpunimit

0

Tiranë – Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, priti të dielën në institucionin e Presidencës një grup nxënësish dhe mësimdhënësish të shkollave në gjuhën shqipe në Mal të Zi.
Në takim Presidenti Nishani ka shprehur kënaqësi që nxënësit dhe mësimdhënësit shqiptarë nga Ulqini, Tuzi, Plava, Gucia dhe Rozhaja janë përgjigjur ftesës së tij për të kaluar një fundjavë në Shqipëri.
“Ishte një dëshirë e imja dhe e Institucionit të Presidentit që nxënës nga viset shqiptare të vendeve fqinje të kishin mundësi të vinin këtu dhe të bisedonim. E di që ju keni mundësi të vini edhe individualisht, edhe me familjet tuaja, por dëshira ishte që t’ju mirëprisnim si Institucion dhe në mënyrë zyrtare, kështu që unë ju falënderoj që e pranuat ftesën në radhë të parë, dhe shpresoj dhe uroj që t’ia keni kaluar mirë këto ditë”, është shprehur ai.

(Kohapress)

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “715” të revistës Koha Javore

Share.

Leave A Reply