Të hapet vendkalimi kufitar në Çakorr

0

Plavë – Kryetari i Komunës së Plavës, Mirsad Bajraktareviq, kohë më parë, ministrit të Punëve të Brendshme në Qeverinë e Malit të Zi, Mevludin Nuhoxhiq, ia ka përcjellur iniciativën për hapjen e vendkalimit kufitar në Çakorr, qëllimi i të cilit është avancimi i lidhjes sa më të mirë me Kosovën, duke pasur parasysh rëndësinë e kësaj lidhjeje të komunikacionit për zhvillim të mëtejmë të potencialeve ekonomiko-turistike, si dhe orientimin tradicional të banorëve kah ai kalim kufitar.
Me hapjen e kalimit kufitar në Çakorr do të avancohet lidhshmëria komunikative e dy vendeve, do të forcohet bashkëpunimi i ndërsjellë ekonomik, do të lehtësohet udhëtimi i shtetasve të Malit të Zi dhe Kosovës, por edhe i turistëve të shumtë, veçanërisht gjatë sezonit turistik. Po ashtu, në bisedë me zyrtarët kosovarë qartë është dëshmuar gatishmëria e Kosovës për hapjen e këtij kalimi kufitar. Shaban Hasangjekaj

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “863” të revistës Koha Javore

Share.

Leave A Reply