Të verifikohet se ku janë shpenzuar 2mln e 300mijë euro

0

Këshilltari i Iniciativës qytetare në Kuvendin e KU të Tuzit Vasel Sinishtaj i ka dërguar shkresë prokurorit special Millivoje Katniqit në të cilën ka inicuar çështjen e hetimit se ku është shpenzuar shuma e mjeteve financiare prej 2mln e 330mijë eurosh që me vite janë parashikuar me buxhetin e KU të Tuzit për gjashtë projekte të cilat janë planifikuar të realizohen nga viti 2008 deri në vitin 2015.
Vasel Sinishtaj në shkresë ka theksuar se këto projekte janë planifikuar në mënyrë të përsëritur, nga viti 2008 deri në vitin 2015.
“Duke patur parasysh se është në vijim e sipër procedura e zbulimit të çështjes rreth shpenzimit të mjeteve financiare dhe raportit ndaj pronës shtetërore, si këshilltar i Kuvendit të KU të Tuzit, dëshiroj të ju njoftoj se me planin financiar të kësaj komune urbane nga viti 2008 deri në përfundim të vitit 2015, janë planifikuar mjete të caktuara financiare për ndërtimin e objekteve. Në bazë të njohurive të mia, nëpërmjet planit financiar të KU të Tuzit, i cili sipas ligjit dhe vendimit mbi buxhetin, është pjesë përbërëse e buxhetit të kryeqytetit, në këtë periudhë kohore janë planifikuar mjete në shumën prej 2mln e 330mijë euro, kurse ndërtimet as që kanë filluar, përveç në pjesën e pastrimit të shtratit të lumit Urrela”, theksoi Sinishtaj.
Ai në këtë shkresë potencon se pa qëllim që dikë paraprakisht të akuzojë për veprim joligjor ose për pastrim eventual të shumave të madha parash, dyshon që dikush e ka keqpërdorur pozitën zyrtare për shkak se mjetet financiare të planifikuara dhe të siguruara, janë shfrytëzuar për qëllime jo të destinuara, me ç’ rast sipas tij, qytetarëve të Malësisë u është shkaktuar dëm kolosal.
“Dua të theksoj se të gjitha këto mund t’i verifikoni duke patur qasje në planet financiare të KU të Tuzit për vitet 2008, 2009, 2010, 2011, 2012, 2014, 2015 dhe 2016, dhe pas kësaj eventualisht të nisë procedurë penale”, ka thënë Sinishtaj.
Në mesin e mjeteve dhe projekteve të cilat me vite janë planifikuar me buxhetin e KU të Tuzit e të cilat nuk janë realizuar janë rruga Dinoshë- Pikalë- Triesh, Tregu i Gjelbërt, Varrezat e Qytetit, Salla Sportive, Aksi Rrugor Tuz- Mataguzh dhe një pjesë e pastrimit të Lumit Urrela.

t.u.

Share.

Leave A Reply