U dakordua përshpejtimi i punëve në aksin rrugorDeçan-Plavë

0

Plavë – Ministri i Infrastrukturës në Qeverinë e Republikës së Kosovës me bashkëpunëtorët e vet, qëndroi në një vizitë pune në Plavë, me ç’rast zhvilluan takime me kryetarin e Komunës së Plavës, Orhan Shahmanoviq. Qëllimi i vizitës së tyre ishte biseda rreth intensifikimit dhe përshpejtimit të zhvillimit të punëve në aksin rrugor Deçan-Plavë dhe përcaktimin e pikës së përbashkët të kalimit kufitar në këtë rrugë. Në sallën kongresiale të komunës, pos mysafirëve të lartë nga Republika e Kosovës, ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Mal të Zi, nënkryetari Bujar Hasangjekaj, anëtarët e kryesisë, Sadri Balidemaj dhe Ahmet Gjonbalaj, përfaqësuesit e OJQ-së “Alpet Shqiptare”, Tahir Gjonbalaj, Skënder Hasangjekaj dhe Ali Kukaj, dhe këshilltarët e Kuvendit të Komunës së Gucisë, Shaban Prelvukaj dhe Asdren Çelaj.

Sh. Hasangjekaj

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “726” të revistës Koha Javore

Share.

Leave A Reply