U miratua buxheti i komunës për vitin 2019

0

Plavë – Këshilltarët e Kuvendit të Komunës së Plavës, në seancën e parë të rregullt, të mbajtur të premten në sallën e vogël të Qendrës për Kulturë “Husein Bashiq”, para aprovimit të procesverbalit nga dy seancat paraprake dhe miratimit të rendit të ngjeshur dhe voluminoz të ditës prej 43 pikash, verifikuan mandatin e këshilltarit të ri, Zaim Sinanoviq, nga radhët e Alternativës Shqiptare, i cili sipas radhës në listën zgjedhore të këtij subjekti nacional politik, zëvendësoi kolegun, Ibër Hoti, i cili dha dorëheqje nga detyra e këshilltarit për shkak të ngarkesës me detyra dhe funksione të tjera.
Theksojmë se pas miratimit të rendit të propozuar të ditës, pesë këshilltarë të Partisë Boshnjake prej gjithsej shtatë sish, që participojnë në qeverisjen lokale, braktisën punën e seancës, për shkak se, siç tha kolegu i tyre që mbeti në seancë Besim Musiq, të solidaritetit me pesë punëtorë të administratës lokale të larguar më parë nga puna, përndryshe, ithtarë të denjë të Partisë Boshnjake. Lidhur me këtë, kryetari i Komunës së Plavës, Mirsad Bajraktareviq, theksoi se në Komunën e Plavës, pa mëdyshje do të punohet sipas ligjit, pa marrë parasysh se për kë është fjala.
“Sa u përket pesë punëtorëve të Komunës së Plavës që janë pushuar nga puna, me emër dhe mbiemër qëndroj pas asaj se kanë qenë të punësuar në organet e komunës në mënyrë joligjore, që për pasojë kanë veprën penale të cilën do ta vërtetojë aktgjykimi i Gjykatës Themelore, kundër personave të cilët vendimet e tilla të punësimit i kanë nënshkruar”, ka thënë kryetari Bajraktareviq. Sh. Hasangjekaj

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “858” të revistës Koha Javore

Share.

Leave A Reply