U trajtuan disa çështje të arsimit shqip në Malin e Zi

0

Tiranë – Një delegacion i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi, i kryesuar nga kryetari Faik Nika, ka zhvilluar të mërkurën e kaluar në Tiranë një takim pune me ministren e Arsimit, Sportit dhe Rinisë së Republikës së Shqipërisë, Besa Shahini, dhe bashkëpunëtorët e saj.
Në deklaratën për shtyp të KKSH-së thuhet se në këtë takim është biseduar për çështjet që kanë të bëjnë me arsimin shqip në Mal të Zi.
“Në mes tjerash u trajtuan këto tema: shpërndarja e kuotave në universitetet publike për studentët shqiptarë nga Mali i Zi, thjeshtëzimi i procedurave për aplikim në universitete për kandidatët nga trojet si: vula apostile, procedura e njësimit të diplomave të shkollës së mesme etj., çështja e pajisjes me leje qëndrimi për studentët nga Mali i Zi, nevoja për kuota të veçanta për studime të thelluara në institucionet publike (master, doktoraturë, specializime në lëminë e mjekësisë), përshpejtimi i procedurave për nostrifikimin e diplomave të atyre që diplomohen në universitetet e Shqipërisë, shqyrtimi i mundësisë për asistencë me mjete mësimore e didaktike, lektyra shkollore, harta gjeografike në gjuhën shqipe etj.”, thekson deklarata për shtyp.
Në takim gjithashtu ëshhtë theksuar bashkëpunimi i shkëlqyer i KKSH-së me Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Podgoricë, e cila ka ndërmjetësuar për organizimin e këtij takimi. (Kohapress)

Share.

Leave A Reply