Vizitoi Komunën e Tuzit dhe u takua me përfaqësuesit e partive politike shqiptare

0

Tuz – Ambasadori i sapoemëruar i Republikës së Shqipërisë në Mal të Zi, Ridi Kurtezi dhe zv/ambasadorja, Ermira Braho, kanë zhvilluar një takim në komunën e Tuzit në kuadër të kryeqytetit, ku u pritën nga kryetari dhe nënkryetari i komunës, Abedin Axhoviq dhe Simon Ivezaj si dhe nga kryetari e sekretari i kuvendit, Fadil Kajoshaj dhe Nermin Alibashiq, të cilët e uruan ambasadorin Kurtezi për postin e tij të ri.
Siç është njoftuar në faqen zyrtare të rrjetit social facebook të komunës së Tuzit, ambasadori i Shqipërisë Ridi Kurtezi i ka uruar qytetarët e Malësisë për komunën e re, duke shprehur bindjen se kjo ka ardhur si produkt i marrëdhënieve të mira midis shtetit të Malit të Zi dhe Shqipërisë.
“Zyrtarët në këtë takim kanë biseduar për statusin e ri të Komunës, për formimin e sekretariateve të cilët kanë filluar veprimtarinë e tyre në shërbim të plotë të të gjithë qytetarëve. Midis tjerash, biseduan edhe për çështjen e lumit Cem e cila ditëve të fundit është bërë tematikë qendrore mediale. Ambasadori u shpreh bindshëm se me marrëdhënie dhe bashkëpunim të mirë midis shtetit të Malit të Zi dhe Shqipërisë të cilët janë duke punuar në këtë drejtim, së shpejti do të vijnë deri te zgjidhja më e mirë për të dyja anët”, thuhet në këtë njoftim.
Më tej bëhet e ditur se ambasadori i Shqipërisë ka shprehur dëshirën dhe vullnetin e mirë për bashkëpunim të mëtejshëm.
Ndërkaq, ambasadori Kurtezi pas takimit me zyrtarët e komunës së Tuzit, ka zhvilluar takim edhe me përfaqësues të partive politike shqiptare që veprojnë në Malësi.
Kjo është e hera e parë që ambasadori i ri i Shqipërisë në Mal të Zi, Ridi Kurtezi, viziton komunën e Tuzit në kuadër të kryeqytetit. t. u.

Share.

Leave A Reply