Vlerësim meritues për suksesin

0

Plavë – Në Shkollën e Mesme të Përzier “Beqo Bashiq” të Plavës, e premtja e kaluar ishte ditë më e veçantë se ditët e tjera të vitit shkollor. Atë ditë, në sallën e Qendrës mësimore të kësaj shkolle ishin tubuar maturantët me sukses të shkëlqyer, prindërit e tyre, mësimdhënësit dhe personalitete të tjera të shquara, për të marrë pjesë në ndarjen e diplomës “Lluça”(Pishtari), për rezultatet madhore mësimore që ata kanë shënuar gjatë tre dhe katër vjetëve në këtë shkollë.
Nga 167 maturantët e nëntë paraleleve mësimore, dy prej të cilave me mësim në gjuhën shqipe, 21 sish gjatë shkollimit fillor dhe të mesëm trevjeçar dhe katërvjeçarë kanë treguar sukses të shkëlqyer dhe sjellje shembullore, 10 prej të cilëve notat në të gjitha lëndët mësimore i kanë pasur të shkëlqyera, të cilëve u është ndarë diploma “Lluça 1”, kurse 11 të tjerëve të cilët kanë pasur sukses të shkëlqyer, por jo në të gjitha lëndët mësimore, u janë ndarë diplomat “Lluça 2”.

Sh. Hasangjekaj

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “719” të revistës Koha Javore

Share.

Leave A Reply