Vlerësohet përparimi në marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve

0

Podgoricë – Përfaqësues të ministrive të jashtme të Malit të Zi dhe Kosovës janë takuar në Podgoricë për të diskutuar mbi çështjet nga fusha e bashkëpunimit ekonomik e politik midis dy vendeve.
Në deklaratën për shtyp të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, thuhet se delegacioni i kësaj ministrie udhëhiqej nga drejtori i përgjithshëm Albert Prenkaj, kurse ai nga pala malazeze nga Ivan Lekoviq, drejtor i përgjithshëm i Bilaterales.
Bëhet fjalë për takim të rregullt pune për konsultime politike dypalëshe, siç parashihet me marrëveshjen e përbashkët të dy ministrive respektive.
Ndër temat e trajtuara në këtë takim ishin marrëdhëniet bilaterale, bashkëpunimi ekonomik, vlerësimi i gjendjes në lëmin e raporteve kontraktuale ndërmjet dy vendeve, bashkëpunimi në kuadër të integrimeve në NATO dhe BE dhe bashkëpunimi multilateral dhe rajonal. (Kohapress)

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “851” të revistës Koha Javore

Share.

Leave A Reply