Mita përball Sllobës dhe vrasjes me paramendim

0

Me hyrjen e Ushtrisë serbe në Kosovë, “kemi hyrë në tokë të huaj” ku “është kryer vrasja me paramendim ndaj një kombi të tërë”, që është “vepër krimi”, për të cilat “duhet vuajtur”. Sepse, “togat kanë zgjedh gratë me foshnjat në krahë (…) malësoret (shqiptare) të bukura janë shtrirë si krimbat në djerrinë; femrat kanë lindur nga frika. Për dy orë u shuan 500 shpirtra”. Qeveria serbe shpalli popullsinë shqiptare “për njerëz hiqi ndaj të cilëve duhet përdorur forca brutale”, ndërkohë që “shtypi shovinist vazhdon të shkaktojë tek populli serb urrejtjen për ‘arnautët e egër’, duke fshehur egërsinë të cilën Ushtria serbe e ka kryer ndaj tyre”

Aleksej KushjuhasAleksej Kushjuhas

Pyetje për tri “Bambi” (term nga një kuis i njohur i Serbisë, “Muzicki tobogan” – v.j.) është: Kush i shkroi këta rreshta? Jo, nuk e kanë bërë këtë as Natasha Kandiqi, as Sonja Biserko, as gjyqtarët e Tribunalit të Hagës gjatë arsyetimit të aktgjykimit, as Ramush Haradinaj në kujtimet e kohës së luftës, e as “Gratë në të Zeza” gjatë viteve ’90 apo më vonë. Ato i ka shkruar Dimitrije “Mita” Tucoviq, socialisti dhe antisocialisti i parë modern serb, i cili para 102 vitesh, në librin “Serbia dhe Shqipëria: Një kontribut për kritikën e politikës pushtuese të borgjezisë serbe” (1914), shkroi mbi ngjarjet e Luftërave Ballkanike (1912-1913), kur Serbia pushtoi Kosovën, Maqedoninë dhe Shqipërinë. Në këtë mënyrë, ka thënë Tucoviqi, borgjezia e Serbisë para Evropës “për herë të parë nga fytyra e kombit serb e hoqi velin e popullit të ndershëm që lufton për çlirimin e tij”. Dhe, me spastrimin etnik dhe mizoritë e paimagjinueshme, Serbia ka krijuar armikun e vetëm të gjakut në mesin e popullatës shqiptare. Tingëllon e njohur? Posi.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “729” të revistës Koha Javore

Share.

Leave A Reply