A do të sjellë bashkimi i partive politike shqiptare pranverën në Malësi?

0

Le të shpresojmë se me bashkimin e subjekteve politike shqiptare në prag të zgjedhjeve vendore në Tuz përfundimisht do të lihen anash demonstrimet e inatosura politike kundër njëri-tjetrit dhe do të marrë fund politika e deritashme e mbrapshtë, që ka prodhuar situata të pa lakmueshme për shqiptarët

Gjekë Gjonaj

Të gjithë shqiptarët iu gëzuan lajmit se partitë politike shqiptare në Tuz, Alternativa Shqiptare, Lidhja Demokratike Shqiptare dhe Unioni Demokratik i Shqiptarëve u pajtuan të dalin në një listë të përbashkët në zgjedhjet lokale të datës 3 mars 2019. Ky koalicion, ndonëse i vonuar, megjithatë vjen në kohën e duhur për maksimalizimin e potencialit të votës dhe vullnetit të zgjedhësve të Malësisë, me qëllim të marrjes së pushtetit në përbërjen e parë të Kuvendit të Tuzit , pas mëvetësimit të kësaj komunë. Ky formalizim i vullnetit të qytetarëve dhe zgjedhësve të Malësisë menjëherë pati reflektim pozitiv dhe jehonë jo vetëm në Malësi, por edhe në hapësirën mbarëshqiptare dhe diasporë. . Një përgjegjësi dhe pjekuri e tillë politike e liderëve politikë shqiptarë është edhe një ogur i mirë që po ndodh midis tyre. Kjo marrëveshje, natyrshëm, ndodhi për shkak se përvoja e deritashme dhe rezultatet e zgjedhjeve në sistemin shumëpartiak ( pluralist) në Malin e Zi dëshmoi qartë se përçarja dhe ndarja e partive politike shqiptare gjithmonë përfunduan me humbje (disfatë).

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “852” të revistës Koha Javore

Share.

Leave A Reply