Amfillohije Radoviq është kryedjalli

0

Hipokrizi është kur, nga njëra anë, thuhet e shkruhet se veprimtaria e Amfillohije Radoviqit me shokë i dëmton raportet ndërnjerëzore, ndërkombëtare e ndërfetare në këto treva, e nga ana tjetër, të mos ndërmerren kurrfarë masash për ndërprerjen e kësaj veprimtarie

Hajrullah Koliqi

Shumë i nderuari imam i Ulqinit, Senad ef. Maku! E lexova letrën Tuaj, të 13 nëntorit 2018, dërguar Amfillohije Radoviqit, përkitazi me betonimin e kishës-konzervë ortodokse serbe Sveta Trojica në maje të Rumisë. U gëzova dhe u entuziazmova shumë, për reagimin Tuaj dinjitoz, inteligjent, njerëzor dhe atdhetar, pikërisht ashtu siç i takon një kleriku të mirëfilltë. Ju përgëzoj me gjithë shpirt për qasjen dhe për përpjekjen Tuaj fisnike, për ta nxjerrë Amfillohienë nga bataku i ”shërbëtorit të djallit”, siç vlerësoni Ju.
Letra Juaj është model edhe për imamët, priftërinjë dhe për ne të tjerët, ndonëse për këtë ”kishë të sherrit” ka pasur shumë shkrime, e reagime madje edhe monografi të veçanta. Por, Amfillohije Radoviqi nuk lëviz nga rruga e tij për të arritur objektivat sllavizuese në trevat shqiptare, duke përfshirë edhe Ruminë e shenjtë. Është pak të thuhet se Amfillohije Radoviqi është ”në shërbim të djallit”, sepse vetë ai është djall e përtej djallit, ai është KRYEDJALLI, KRYQOFTËLARGU i trevave shqiptare në Mal të Zi.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “842” të revistës Koha Javore

Share.

Leave A Reply