Angazhimi amerikan ndaj sigurisë dhe stabilitetit në Evropën Juglindore

0

Gjatë vizitës së tij në Shkup , Zëvendëssekretari Amerikan i Shtetit, (DASH), John J. Sullivan deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të, “Angazhuara për sigurinë dhe stabilitetin e Evropës Juglindore”, duke theksuar se Maqedonia është një pjesë e rëndësishme e këtij angazhimi ndaj stabilitetit dhe paqes në atë rajon

Për Koha Javore: Frank Shkreli

Sipas një deklarate të Departamentit Amerikan të Shtetit në lidhje me vizitën e tij në Maqedoni, diplomati i lartë amerikan u shpreh se zhvilloi një vizitë të frytshme në atë vend, ku zhvilloi bisedime me disa zyrtarë të lartë të qeverisë së Shkupit, përfshirë Kryeministrin, Zoran Zaev dhe Ministrin e Jashtëm të Maqedonisë, Nikola Dimitrov. Zyrtari amerikan nënvizoi se Shtetet e Bashkuara mbështesin fuqimisht zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Prespës, e cila do të bëjë të mundur që Maqedonia të zërë vendin që i takon në Aleancën e Atlnatikut Verior, NATO dhe në anëtarësimin e saj eventual në Bashkimin Evropian: me emrin Republika Veriore e Maqedonisë. Është kjo një marrëveshje, shtoi ai, e cila kontribuon ndaj stabilitetit, sigurisë dhe begatisë rajonale. Ne e konsiderojmë Maqedoninë si një ndër vendet kryesore të rajonit, bazuar në angazhimin e saj për paqe, stabilitet dhe bashkëpunim, është shprehur diplomati i lartë amerikan, John Sullivan.
Ai pati fjalë lavdëruese për Kryeministrin Zaev dhe Ministrin e Jashtëm, Dimitrov si dhe për udhëheqësit dhe anëtarët e guximshëm të parlamentit maqedonas, siç i quajti ai, të cilët tetorin që kaloi, me votën e tyre, hodhën hapat e nevojshëm drejt një të ardhme më të mirë, më të begatë dhe më të sigurt për Maqedoninë dhe për të ardhmen e qytetarëve të saj.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “846” të revistës Koha Javore

Share.

Leave A Reply