Asimilim i individit

0

Është vështirë të parashikohet një demokraci e vërtetë, e pastër, që është pritur për afër 30 vjet. Për shumë vetë, shpresa të tilla po fiken, ndërsa shohin se shoqëria përfaqësohet nga një grup njerëzish me mendje të çimentuara me dije të errëta të trashëguara. Çdo 4 vjet prej tyre del një elitë, e cila krijon qeverinë dhe nuk pranon asnjë kurë për ligësitë e së kaluarës

Për Koha Javore: Astrit Lulushi

Individi është pakica më e vogël. Kur nuk i përfillen të drejtat, ai shtyhet me forcë në rrugën e përshtatjes apo asimilimit ose në udhën e kundërshtimit a protestës. Dhe pas kësaj nuk mund të pretendohet se të drejtat e tij janë të mbrojtura nga qeveria ose nga shtypja e shumicës. Një shoqëri e tillë sikur është dënuar të jetojë në një epokë të cilës i mungon arsyeja. Vendi i ngjan një klubi bilardoje, ku lejohet të luajnë, dhe të merren me politikë, vetëm njerëz të ardhur nga prindër të frikshëm, dhe nga ata që kishin frikë të shkruanin, të flisnin, të bashkoheshin dhe të kundërshtonin shkaqet që për momentin ishin të papëlqyeshme, të padurueshme, të pa imagjinueshme madje edhe për çdo vend tjetër komunist.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “842” të revistës Koha Javore

Share.

Leave A Reply