Atë që nuk arriti ta bëjë ndër vite pushtetari, po e bën familja Hajdari

0

Ky lokalitet, me finalizimin e këtij projekti, do të jetë krejt ndryshe nga sa është sot dhe njëkohësisht do të shërbejë edhe për promovimin e turizmit malor. Me rëndësi është që, duke qenë parku i parë publik në Ulqin, të jetë në mbikëqyrje të përhershme në mirëmbajtje, në ruajte dhe gjithashtu edhe në siguri

Gjekë Gjonaj

Jemi dëshmitarë se në qytetin e Ulqinit ka hapësira të vogla publike të gjelbëruara, kurse nëpër lagje e zona rurale pothuaj s’ka fare. E themi me keqardhje se shumica e hapësirave publike në territorin e kësaj komunë janë lënë pas dore dhe janë ende deponi ilegale të cilat presin investime, që ato të shndërrohen në hapësira të gjelbëruara dhe terrene të përshtatshme si për fëmijët , ashtu edhe për të moshuarit. Mungon gjelbërimi. Mungojnë lulet. Mungojnë parqet… Të gjithë dëshirojmë t’i kemi ato, por mungon kujdesi. Për momentin m’u kujtua thënia indiane “ Dikur njeriu është frikësuar nga natyra, ndërsa sot natyra frikësohet nga njeriu” .
Mjedisi do të duhej të jetë themeli bazë i zhvillimit të qëndrueshëm, paqes dhe sigurisë edhe për Komunën e Ulqinit. Veç kësaj, mjedisi do të duhej të jetë një prioritet shumë i rëndësishëm i punës së përditshme të saj. Mbase hapësira e mirë publike e qytetëron qytetin. Sjell ngjyra. Dritë dhe gëzim në jetën e përditshme. Rrit shëndetin qytetar, po ashtu. Megjithatë, përpjekjet e deritashme të pushtetarëve për të parandaluar krimin mjedisor, e mbi të gjitha për ta mbrojtur atë nga hedhja e paligjshme e mbetjeve urbane dhe jo urbane, nga keqmenaxhimi i mbetjeve të rrezikshme industriale etj. , kanë qenë dhe mbeten të jenë të pamjaftueshme. Për këtë arsye në të ardhmen duhet punuar më shumë për një qeverisje më të mirë mjedisore, duke synuar zhvillim të qëndrueshëm dhe standard mjedisor, sidomos për brezat që vijnë. Për pasojë të mosangazhimit të duhur, në radhë të parë të institucioneve përkatëse në nivel vendor, Ulqini edhe në mileniumin e tretë vazhdon të jetë ndër qytetet e rralla i cili nuk ka asnjë park publik, ku qytetarët mund të pushojnë e të argëtohen. Një shoqëri e qytetëruar varet nga hapësirat e mira publike. Prandaj duhet t’i mbrojmë dhe të kujdesemi për to.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “854” të revistës Koha Javore

Share.

Leave A Reply