Aty ku politika dirigjon kulturën

0

Të rrallë janë njerëzit e pushtetit (e kam fjalën për pushtetarët shqiptarë) që u shkon ndërmend se shoqëria ka nevojë për teatër, për libra, për pikturë dhe për muzikë të mirë burimore. Ngado që të sillesh, vlon nga politika e cila ka rënë në nivel të vulgaritetit. Njerëzit i kanë lënë edhe pa atë nevojën fisnike për fjalën e bukur letrare, për të qenë pjesë e botës artistike, qoftë si lexues, dëgjues, spektatorë ose qoftë si krijues i vlerave

Qani Osmani

Jetojmë në një kohë të vështirë, e cila kulturën e ka mbështetur për muri, kur kultura është bërë prone e “estradës politike”. Të gjithë ne jemi dëshmitarë që kultura sot në shoqërinë tonë është skajshmërisht e politizuar. Është pothuajse e pamundur të shohim një manifestim kulturor ku në rreshta të parë nuk janë të ulur pushtetarë dhe politikanë. Është e pamundur të ndjekim një ngjarje kulturore dhe të mos vërejmë politikanë të cilët mundohen të përfitojnë pikë politike nëpërmjet kulturës.
Të rrallë janë njerëzit e pushtetit (e kam fjalën për pushtetarët shqiptarë) që u shkon ndërmend se shoqëria ka nevojë për teatër, për libra, për pikturë dhe për muzikë të mirë burimore. Ngado që të sillesh vlon nga politika e cila ka rënë në nivel të vulgaritetit. Njerëzit i kanë lënë edhe pa atë nevojën fisnike për fjalën e bukur letrare, për të qenë pjesë e botës artistike, qoftë si lexues, dëgjues, spektatorë ose qoftë si krijues të vlerave. Si pasojë nuk ka mbështetje e as subvencionim të librit shqip, nuk mbështetet ndonjë projekt më serioz kulturor përveç nëse është fjala për ndonjë autor që edhe pse veten e quan intelektual, në fakt është servil dhe puthador i përbetuar i pushtetit dhe i politikës.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “870” të revistës Koha Javore

Share.

Leave A Reply